Strategjia e Vjetër

Strategjia 2015-2020

Organizata është themeluar me qëllim të integrimit, fuqizimit dhe ngritjes së kapaciteteve të rinisë në procese demokratike.

Vizioni, Misioni dhe Qëllimi

Për t'i përmbushur qëllimet e saj, organizata do t'i ndërmarrë, por nuk do të kufizohet vetëm në këto aktivitete të mëposhtme:

  • Trajnime (edukim jo formal), në lidhje me demokratizimin, të drejtave të rinisë, planifikimin dhe menaxhimin e projekteve, lidershipin, edukimin shëndetësor, sëmundje virusale, dukuri negative.
  • Për t'i ndihmuar të varfërve (ndihmë sociale të të rinjve).
  • Në integrimin e personave me aftësi të kufizuara në shoqëri.
  • Organizojmë shfaqje për t'i mbledhur së bashku studentët dhe etnitete të ndryshme.
  • Organizoj mbledhje/debate për t'i diskutuar ose adresuar çështjet e interesave të grupeve rinore të ndryshme: hulumton për t'i identifikuar çështjet me interes apo që i brengosin të rinjtë në bashkësinë e tyre.
  • Organizimin e ngjarjeve/garave/lojërave sportive.
  • Krijimi i broshurave, posterave, për të bërë publike një ide/ngjarje/aksion.
  • Takime me përfaqësues të institucioneve publike, organizata lokale dhe ndërkombëtare, media.
  • Organizon ngjarje së bashku me rininë si psh: dita e pastrimit në komunë, pastrimi i parkut, rrugëve, shkollave, ekspozita të qytetit.
  • Prodhon material informativë.
  • Udhtëheqjen e fushatave për ngritjen e vetëdijes.
  • Udhtëheqjen e fushatave avokuese.

Projektet paraprake

  • LIZA-R është formuar në vitin 2007. Prej atëherë e deri më sot ka realizuar dhe është duke realizuar këto projekte: Projektin "Pajtimin ndër-etnik dhe zhvillimi i komunitetit" të financuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kuvendi Komunal i Gjilanit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; Projektin "Idea për themelimin e Universitetit Publik të Gjilanit" nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Projekte me Qendrën Rinore të financuara nga Banka Botërore, Projektin në involvimin e të rinjve me nevoja të veçanta nga Ambasada Italiane, projekte që janë në partneritet të implementimit me programet e USAID dhe SIDA me OJQ vendore.
  • Aktivitete dhe fushata avokuese për ngritjen e nivelit të vendimmarrjes së të rinjve në institucione, projekte për ngritje të kapaciteteve funksionuese, projekti për të rinjtë e zonave rurale të financuar nga "Kuvendi Komunal dhe MKRS", dhe shumë projekte të tjera të rëndësishme për të rinjtë e Komunës sonë.

Klientët dhe partnerët

Klientët e LIZA-R janë të rinjtë pa dallim feje, etnije, gjinie, race a ndonjë përcaktim tjetër. Partnerët tanë janë: Organizatat joqeveritare që merren me të rinjtë, Institucionet komunale dhe qendrore si dhe donatorët e ndryshëm.

Stafi (personeli)