Mirë se erdhët Ebrar dhe Pınar në LIZA-R 🇹🇷 💙 Sot mirëpritëm dy vullnetaret tona të para nga Turqia, në kuadër të programit European Solidarity Corps (ESC). Ebrar vjen nga Stambolli dhe ka përfunduar studimet në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, ndërsa Pınar vjen nga Sivas dhe ka përfunduar studimet në Shkenca Sociale. Për 59 ditë, ato do të jenë pjesë e ekipit tonë, duke kontribuar në aktivitetet e LIZA-R dhe duke u bërë pjesë e jetës së komunitetit në Gjilan. Përmes ESC-së, të rinjtë nga vende të ndryshme kanë mundësi të përjetojnë kultura të reja, të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të bëjnë diçka të mirë për komunitetin e Gjilanit. Jemi të lumtur që këtë përvojë do ta ndajmë së bashku! 💝
← Kthehu te Lajmet