December 23, 2024

Strategjia e vjetër

Vizioni, Misioni dhe Qëllimi

Organizata është themeluar me qëllim të integrimit,fuqizimit dhe ngritjës së kapaciteteve të rinisë në procese demokratike. Për ti përmbushur qëllimet e saj organizata do ti ndërmar,por nuk do të kufizohët vetëm në këto aktivitete e poshtë shenuara:

– Trajnime (edukim jo formal),në lidhje me demokratizimin ,të drejtave të rinisë planifikimin dhe menagjimin e projektve,lidershipin,edukimin shëndetsor,smundjeve virusale,dukurive negative.
– Për ti ndihmuar të varfëreve (ndihmë sociale të të rinjeve).
– Në integrimin e përsonave me aftësi të kufizuar në shoqëri.
– Organizojmë shfaqje për ti mbledhur së bashku studentët dhe etnitetet e ndryshme.
– Organizoj mbledhje/debate për ti diskutuar ose adresuar qështjet e interesave të grupeve rinore të ndryshme:hulumton për ti indetifikuar qështjet me interes apo që i brengosin të rinjët në bashkësin e tyre.
– Organizimin e ngjarjeve/garave/lojrave sportive.
– Krijimi i broshurave posterave,për të bër poblike një ide/ngjarje/akcion.
– Takime me përfaqësues të institucioneve publike,organizata locale dhe ndërkomtare,media.
– Organizon ngjarje së bashku me rininë si psh: dita e pastrimit në komun,pastrami i parkut, rrugëve,shkollave,ekspozita të qytetit.
– Prodhon material informativë.
– Udhëheqjen e fushatave për ngritjen e vetëdijës.
– Udhëheqjen e fushatave avokuse.

Projektet paraprake.

• LIZA-R është formuar në vitit 2007. Prej atëher e deri më sot ka realizuar dhe eshte duke realizuar këto projekte: Projektin “Pajtimin nder etnik dhe zhvillimi i komunitetit ” të financuar nga Ministria e Bujqesise,Pylltarise dhe zhvillimit Rural,Kuvendi Komunal i Gjilanit,Ministria e Kultures,Rinise dhe Sporteve, Projektin ” Idea per themelimin e Universiteteit Publik te Gjilanit” nga Ministria e Arsimit,Shkences dhe Teknologjise. Projekte me Qendren Rinore te financuar nga Banka Botrore,Projektin ne involvimin e te rinjeve me nevoja te veqanta nga Ambasada Italiane,projekte qe eshte ne partneritet te implementimin me programet e USAID dhe SIDA me OJQ vendore.

• Aktivitete dhe fushata avokuese për ngritjen e nivelit të vendimmarrjes së të rinjëve në institucione, projkete për ngritje të kapacitetetve funksionuese, projekti për të rinjët e zonave rurale të financuar nga “Kuvendi Komunal dhe MKRS” , dhe shume projekte tjera te rendesishme per te rinjete e Komunes Son.

Klientet dhe partnerët.

Klientët e LIZA-R janë të rinjët pa dallim feje, etnije, gjiinie, race a ndoj përcaktimi tjetër. Partnerët tonë janë: Organizata jo qeveritare që merren me të rinjët, Institucionet komunale dhe qëndrore si dhe donatorët e ndryshëm.

Stafi (personeli)

Kemi një staf pune i cili ka mbështetjen e bordit drejtues të LIZA-R
Kryetari  ka një staf të këshilltarëve të cilët punojnë  në ndihmë të Kryetarit ka nje inciative per themelimin e sektoret të cilet në bazë të projekteve do te aktivizoheshin dhe Bordi i LIZA-R.

Stili

LIZA-R  ka promovuar një stil pune të hapur ndaj të tjerëve, gjithenje duke u mbeshtet ne Ligj dhe udhezim administrative,po ashtu kemi treguar se kemi stil pune të moderuar dhe komfor zhvillimeve të kohes.

Aftësitë.

Kemi aftësi të larta në mënagjim të projekteve, në funksionalizim të ideve, përpunim të startegjive, përpilim te project propozimeve, organizim të fushatave avokuese, komunikim me media, krijim të bashkëpunimit veprues, etj.

Strategjit

Ne kemi ndërtuar prej kohësh një strategji të punes e cila mbështet në punë ekipore vullnetare dhe shume dimensionale.
Ne kemi ndërtuar partneritete te shumfishta të cilat besojmë se do të na hyjnë në funksion.
Pos punes vullnetare ne pretendojmë të kemi sukses edhe për shkak të ndihmes nga donatorët dhe nga institucionet. Strategji tjeter perveq punes Vullnatare eshte edhe promovimi dhe funksionalizimi I qendres rinor,edukimeve jo formale.

Pavarësia politike

LIZA-R do ta ruajë pavarësinë dhe të mos rreshtohet pranë, ose të ketë lidhje të fortë me asnjë parti politike, edhe pse mund ta kenë të përbashkët ndonjë kauzë politike apo legjislative brenda kufijve të misionit dhe objektivave të deklaruara.

Këndvështrimi poltik për ne nga të tjerët është se ne jemi të pavarur dhe punojmë për të ua përmirësuar jetën të rinjëve. Edhe pse ka ndonjë tendencë te atykëtushme për të na varësuar ndonjë subjkt politik ne nuk shohim kërcënime afatgjate ndaj nesh.

Pavarësia dhe vetë-qeverisja

LIZA-R është organizim i pavarur. Politikat, vizioni dhe aktivitetet e LIZA-R nuk jan të përcaktuara nga asnjë institucion, organizatë biznesore, donator, zyrtar qeveritar, parti politike apo OJQ tjetër.

KVRL do të udhëheqet vet në mënyrë autonome, sipas strukturës drejtuese të përcaktuar me Kartë.

Struktura- hierarkia

• Hierarkia është kjo: Kryetari, një nënkryetar, Sekratarin e përgjithëshëm dhe Bordi, udhëheqësit e sektorëve janë :

• Sektoret qe kem plane tij funksionalizojm janë: Sek. Për ekonomi dhe financa, sek. për bashkëpunim me jashtë, sekt. i zonave rurale, sek, i vullnetarëve dhe sek. i trajnerëve, sek- per informim,dhe sektore tjera. Kryetari ka një staf të këshilltarëve dhe asistentëve që i zgjedh vet. E tër struktura drejtuese e LIZA-R përgjgjet, gjegjësisht i jep llogri kuvendit të anëtarëve që mblidhet një her në vit apo në raste të jashtëzakonshme edhe më shpesh.

Pavarësia dhe vetë-qeverisja

LIZA-R është organizim i pavarur. Politikat, vizioni dhe aktivitetet e LIZA-R nuk jan të përcaktuara nga asnjë institucion, organizatë biznesore, donator, zyrtar qeveritar, parti politike apo OJQ tjetër.

LIZA-R do të udhëheqet vet në mënyrë autonome, sipas strukturës drejtuese të përcaktuar me STATUT.

Pikat e mëposhtme janë propozuar në  strategjinë për 2015-2020

1. (Të brendshme) – Ngritja e kapaciteteve”

Objektivat janë si më oshtë:

  • për të konsiliduar kapacitetin organizativ të LIZA-R-së
  • për të forcuar kapacitetin e njohurive ne lidhje me hartimin dhe menagjimin e projekteve si dhe monitorimin dhe vleresimin e dokumenteve/politikave komunale per rini.
  • Themelimi i sektoreve me fokuse te ndryshme specifike (psh EVS, bashkepunim nderkombetar, draftimi i projekteve me EU, etj)
  • Përfshirja e të rinjve në procesin e vendimmarrjes (duke siguruar transparencë në vendim – marrje)

2. Bashkëpunimi dhe koordinimi

• Objektivat janë si më poshtë:
• Të konsolidohet bashkëpunimi ndërmjet strukturave në nivel lokal dhe qendror .
• Te fuqizohet bashkepunimi me OJQ-të si motra.
• Krijimi i një bashkëpunimi të fuqishëm me LIZA-R me OJQ-të e Regjionit.

3. Promovimi i misionit të LIZA-R

LIZA-R-së i duhet vizibiliteti i tij profesional tek  publikut në përgjithësi.

Objektivat janë si më poshtë:
• Të vazhdoj te përmirësojë vizibilitetin e LIZA-R-së dhe te të Rinjve në përgjithësi në Kosovë (Psh. • Themelimi i zyres se komunikimit me publikun, informimi me i mire i publikut me aktivitetet e udheheqesise se LIZA-R-së-, buletini i LIZA-R-se, etj) ;

• Aktivizimi i plote i ëeb faqeve te LIZA-R-së.
• Informimi i te rinjeve per programet e ndryshme per punesim, kunder aktivitete devijante, promovim i edukimit joformal etj.
• Fushata per problemet e mobilitetit te të rinjve (duke theksuar edhe problemin e vizave).

4. BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR

Si organizate qe ka filluar bashkepunimin nderkombetare dhe rrjetizimin, ky  bashkëpunim/rrjetizim ndërkombëtar duhet te fuqizohet dhe behet me i qendrueshem.

Objektivat janë si më poshtë:

• LIZA-R përmes mundësive të ndryshme te fuqizoj bashkëpunimin ndërkombëtar dhe me organizatave rinore rajonale me qellime shkëmbyse (Keshilli i Evropes, Komisioni Evropian, OSCE, EYF, etc);
• Themelimi i sektorit per aplikim ne fonde nderkombetare.

DETYRAT për t’u bërë në 2015 dhe

Shenimi i datave te rendesihme kalendarike

Organizimi i konferencës vjetore 2015 për politikat rinore LIZA-R-së .

“Të Kryera SIGURT”

  1. Flaka a janarit-vizita teka varezat e deshmoreve,mbledhje perkujtimore,shfaqjen e nje filmi,ndezja e qirinjeve para teatrit.
  2. 17 shkurti programe artistike nxenseit e shkollave te mesme.
  3. 8 marsi debat per barazin gjinore.
  4. 22 mars dita kunder TBC-se,ligjerata neper shkolla te mesme dhe fillore,ligjerata neper shkolla te mesme dhe fillore,per preventivat.
  5. 22 prill dita e tokes –pastrimi I ambientit.
  6. 1 maji dita e puntorve Debat .
  7. 9 maj Dita e Europes – Debat integrimet Europiane .
  8. 31 maji dita botrore kunder duhanit.,
  9. 1 qershori dita e femijeve.
  10. 12 dita e qlirimit te Gjilanit,koncert.
  11. Korrik gushte-organizmin e kampeve verore dhe pikniqeve.
  12. 12 gushte dita nderkombetare e rinise organizmin e nje ndeshje miqesore.
  13. Shtatore Muaji i Rinise. Eskurzione,gara sportive te ndryshme,shfaqje teatrale,filma,organizimin e dhurimit te gjakut,maskenball,ekspozita,pastrim i ambientit,debate trajnime.
  14. Dita e konventes per te drejtat e femijeve 20 nentore.
  15. 28 nentori dita e flamurit.
  16. 1 dhjetori dita kunder HIV/AIDS.
  17. 10 dhjetori dita nderkombetare e te drejtave te njeriut. Ligjerata,debate.
  18. Hulumtim tregu / ekspertiza
  19. Organizim iI kurseve te ndryshme.
  20. Ligjerata kunder diskriminimit
  21. Shfaqja e performancave te ndryshme nga aktore e rinje ne teater
  22. Shfaqja e Filmave te pergaditur nga te rinjet ne Teater.