December 23, 2024

Së bashku për mirëqenien e punëtorëve të sektorit privat

Përfunduam me sukses punimet e Konferencës në kuadër të projektit “Së bashku për mirëqenien e punëtorëve të sektorit privat!”.
Hapjen e Konferencës dhe vijushmërin e saj e bëri Kryetari i Organizatës z. Ujmir M. Krasniqi
ku iu drejtua pjesëmarrësve me një fjalë mirëseardhëse dhe rrugëtimin e Organizatës ndërvite deri tek ky projekt dhe për qëndrueshmërin e tij pas realizimit.
Duke vazhduar me njoftimin mbi programet e temës dhe punën për realizimin e plotë të projektit i’u drejtua menaxheri i projektit Prof. Dr. Mensur Morina.
Temat e Projektit dhe Rekomandimet e nxjerrura nga Tryezat e Diskutimit të mbajtura në Gjilan, Kamenicë dhe Viti i shtjelloi Experti nga fusha Juridike Prof. Dr. Florent Azemi.
Në këtë Konferencë të pranishmëve iu dha mundësia të bashkëbisedojnë për të propozuar krijimin e Task Forcës në nivel lokal, nga e cila pritet që të forcoj dhe ndikojë në promovimin e Ligjit të Punës në monitorimin dhe zbatimin e saj në sektorin privat dhe të bashkëpunimit me grupin punues të trajnuara deri tek raportimi i rasteve tek Inspektoriati i Punës.
Në fund të konferencës u ndanë Çertifikata për të rinjtë të cilët kanë ndjekur trajnimin për Ligjin e Punës.
Njëashtu dhe u falenderuan ata që qëndrojnë krah neshë deri në përfundimin e plotë të projektit.
Falenderim Komunës së Gjilanit, Komunës së Kamenicës dhe Komunës së Vitisë, Odën Ekonomike Regjionale, Zyrën Rajonale të Punësimit, Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Gjilan e Kamenicë, Drejtorisë për Kultur, Rini dhe Sport nga Komuna e Gjilanit dhe Vitisë.
Falenderim i veqant për mbështetje nga Donatorët.
Një falenderim i veçant për mediat e shkruara dhe elektronike të cilët mbështetën fuqishëm projektin dhe promovuan aktivitetet e organizatës, e në këtë mënyrë sensibilizuam së bashku opinjonin publik për Ligjin e Punës.
Ky Projekt u realizua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit “Së bashku për mirëqenien e punëtorëve të sektorit privat!”.
Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Organizatës “LIZA-R” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Europian, Advocacy Training and Resource Center – ATRC ose BIRN KOSOVË.