December 23, 2024

Organizata jonë shënoi hapjen solemne të zyrave të reja

Sot, në një atmosferë festive dhe plot emocion, organizata jonë shënoi hapjen solemne të zyrave të reja dhe fillimin e jetësimit të një projekti të rëndësishëm për pregaditjen e të riut për vetëpunësim në fushën e Teknologjisë Informative dhe ndërmarrësis të mbështetur nga TIKA Turke. Ky moment përfaqëson një hap të madh për ne, duke hapur dyert për mundësi të reja dhe duke forcuar angazhimin tonë për zhvillimin e qëndrueshëm.
Pjesëmarrësit u mirëpritën në një ambient të ngrohtë dhe mikpritës, ku u ndanë fjalë inkurajuese nga drejtuesit e organizatës dhe përfaqësuesit e TIKA-s me Nënkryetarin e saj Dr. Mahmut Çevik, Ambasadorin e Turqis në Republikën e Kosovës z. Sabri Tunç Angli, Koordinatoren e TIKA-s për Kosovë znj. Fulya Aslan, Kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni.
Me krenari, ata theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes që ky projekt do të sjellë për komunitetin tonë, duke nxitur zhvillimin ekonomik dhe social.
Projekti i mbështetur nga TIKA përfshin një sërë aktivitetesh që do të ndihmojnë në fuqizimin e kapaciteteve lokale dhe rritjen e nivelit të jetesës.
Ne besojmë se me këtë iniciativë do të krijojmë një ambient më të mirë për të gjithë, duke ofruar mundësi për edukim, punësim dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Në fund të ceremonisë, pjesëmarrësit u ftuan të vizitonin zyrat e reja, ku panë nga afër ambientin e punës dhe planet për të ardhmen. Jemi të bindur se ky projekt do të ketë një ndikim të madh dhe do të sjellë ndryshime pozitive në jetën e shumë njerëzve.
Faleminderit TIKA-s dhe të gjithë atyre që e bënë të mundur këtë moment historik për organizatën tonë. Bashkë do ta ndërtojmë një të ardhme më të ndritur!