December 23, 2024

LIZA-R përfundon trajnimin “Capacity Building” në Turqi

LIZA-R me sukses përfundon trajnimin “Capacity Building” në Turqi


Gjilan – Organizata Liza-R me sukses realizoi projektin e saj në Turqi në fushën e ngritjes së kapaciteteve, trajnim ky i mbajtur për herë të parë nga ekspertët turq i cili u realizua nga 24-31 gusht 2015. Projekt ky që kishte gjithsejtë 39 anëtarë të rijnë të organizatës nga tërë Kosova, ndër ta përfaqësues të studentëve, organizatave rinore, biznesmen shprehet Mensur Morina.

Në këtë projekt u mbajtën aktivitete të ndryshme dhe ligjërata në fushat e ndryshme të Ekonomisë dhe Biznesit, Diplomacisë, Tregtisë dhe Industrisë, Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe të marrëdhënieve Juridike nga ligjëruesit Akademik të Shkencave në Turqi.

Projekti “Capacity Building – Kosova” është projekti i par i realizuar nga ndonjë organizatë Rinore në Kosovë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve rinore në vendimmarrje e poashtu edhe në fushat e posaçme si ekonomia, qeshtjet sociale etj.

Projekti u përkrah maksimalisht nga strukturat më të larta të Rinise së AK Partisë në Istanbul me Kryetarin e saj z. Melih Ecertas dhe Nënkryetarin e Rinisë për marrëdhënie me jashtë z. Erdem Dereli ku me ftesën e tyre patëm mundësinë të jemi pjesë e këtij projekti të përbashkët, projekt ky që tani do të realizohet çdo vit shprehet Mensur Morina.

Të rinjtë nga Kosova ndjekën trajnimin 8 ditorë në fushat e Akademisë Politike, Diplomacisë dhe ngritjen e Kapaciteteve Udhëheqëse.

Gjatë këtij projekti këta të rijnë patën mundësinë të njoftohen për së afërmi me strukturat më të larta Qeveritare dhe Parlamentare të Republikës së Turqisë dhe strukturat tjera shoqërore ku i gjithë ky program ishte e një niveli shumë të lartë organizativ.

Edhe njëherë AK Parti tregojë dëshirën e madhe të tyre për të ndihmuar popullin Kosovar në integrimin e tyre dhe veqanerishte Rinisë së Kosovës drejt një përparimi në integrimet Euro-Aziatike.

Gjithashtu të rinjtë tanë patën mundësi t`i vizitojnë monumentet kulturore dhe historike në Istanbul, duke pasur parasysh që në këtë qytet përmblidhen shumë qytetërime të vjetra gjatë historisë.

Vizituam Canakalane ku aty pamë edhe varrezat e bashkëqytetarëve tanë nga Ballkani, respektivisht të trojeve etnike shqiptare që kishin luftuar përkrah forcave osmane të kohës.

Ky aktivitet kaq i rëndësishëm i organizatës tonë nuk do të jetë i fundit i llojit të tillë, shumë shpejte do të organizojmë projekte tjera të fuqishme me miqtë-vëllezërit tanë nga Turqia, Europa dhe SHBA.

LIZA-R do të rritë angazhimet e veta profesionale vetëm e vetëm që të rinjëve të Kosovës të ju afrohet një mundësi më e madhe në shkëmbimin e përvojave, marrjen e eksperiencave të reja, ofrimit të mundësive të kryerjes së ekspertizave të ndryshme nga të rinjët tanë në Turqi, në mënyrë që marrëdhëniet tona të mira diplomatike e vëllazërore me popullin dhe shtetin Turk të vazhdojnë edhe me tutje.

Drejtuesit e Organizatës Rinore LIZA-R theksuan se projektet e radhës nuk synojnë vetëm ngritjen e kapaciteteve rinore, por edhe direkt marrëveshjet me organizata ndërkombëtare si dhe me struktura rinore të partive politike në Evropë me të cilat synojnë të realizojnë shkëmbime të përvojave në mënyrë që të rinjtë e Kosovës të jenë sa më të përgatitur për të ardhmen thotë Morina.

Projekti i radhës do zhvillohet në njërën nga shtetet e Evropës me të cilat tanimë kemi marrëveshje për shkëmbimin e përvojave e me të cilën synojmë bashkëpunimin edhe në të ardhmen shtoj Morina./rajonipress/