Kryetari i Organizatës sonë, z. Ujmir Krasniqi, u nderua njëkohësisht me dy çmime
Ky vit nuk ka si të mbyllet më mirë, Kryetari i Organizatës sonë, z. Ujmir Krasniqi, u nderua njëkojësisht me dy çmime:
Çmimi “Vullnetari më i mirë i vitit 2024″ nga Drejtoria për Kultur Rini dhe Sport në Komunën e Gjilanit.
Çmimi ” Çmimi vjetor për angazhim Qytetar” nga USAID dhe Komuna e Gjilanit.
Këto çmime vin si një njohje e drejtpërdrejtë për përpjekjet e tij të pandalshme në mbështetje të zhvillimit të mundësive për të rinjtë, si dhe në avancimin e iniciativave që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës dhe forcimin e bashkëpunimit brenda komunitetit.
Z. Krasniqi, me punën dhe përkushtimin e tij të palodhshëm, ka ndihmuar në krijimin e mundësive që rinia të jetë më aktive, më e angazhuar dhe më e përfshirë në proceset që ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e tyre dhe të shoqërisë.
Këto shpërblime janë një vlerësim i thellë për kontributin e tij në fuqizimin e zërit të rinisë dhe për përpjekjet e tij në ngritjen e ndërgjegjësimit dhe inkurajimin e veprimeve pozitive që përmirësojnë jetën e komunitetit tonë.
Ky është një moment i rëndësishëm jo vetëm për z. Krasniqin, por edhe për Organizatën tonë, pasi na jep forcë dhe motivim për të vazhduar me angazhimet dhe iniciativat tona për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë.
Ne nuk do ndalemi me kaq, vazhdojmë tutje me “LIZA-R” dhe sukseset e reja në vitin 2025