Dita Ndërkombëtare për Paqe
Sot, në Ditën Ndërkombëtare për Paqe, organizata jonë në krye me Drejtorin Ekzekutiv Prof.Dr Mensur Morina, ishim pjesë e panelit të diskutimit mbi “Edukimin për Paqe dhe Rininë” i cili u organizua nga Forumi i Shërbimit Civil të Paqes (ForumZFD) dhe Platforma e Organizatave të Shoqërisë Civile për Paqe, në Univeristetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Përgjatë diskutimit Prof.Morina shpalosi kërkesat dhe mangësit që gjeneratat e reja do të ballafaqohen me këtë fenomen.
Rёndёsia e Edukimit pёr paqe nё arsimin formal dhe joformal ~ ndikimi tek tё rinjtё, ishe vetëm pikënisja i këtij diskutimi, ku Prof.Morina sugjeroj që universitetet duhet të punojnë ngushtë me OSHC (organizatat e shoqërisë civile).
Në kurikulat e lëndëve përkatëse në Universitete të jetë pjesë edhe Edukimi për Paqe, por asnjeherë duke mos i anashkaluar edhe kurikulat e shkollave fillore dhe të mesme, ku kjo duhet të bëhet përmes një promovimi të përhershëm dhe sistematik.