Promovimi i Komunikimit të padhunshëm pjesëmarrës të ndryshëm
Në kuadër të Projektit tonë “Promovimi i Komunikimit të padhunshëm”, realizuam Tryezën e Diksutimit me prindër, mësimdhënës, të rinjë e të reja, përfaqësues të Organizatave, grupe tjera të interesit e pjesëmarrës të ndryshëm.
Si panelist na nderoi me ardhjen dhe ligjeratën e mrekullueshme që bëri Profesori i nderuar dhe njëherit Veterani i Arsimit në lëmin e Sociologjis dhe Psikologjis Prof. Rahim Azemi
Me ardhje na nderuan edhe zyrtar nga Policia e Kosovës Rreshtere Sahadete Sadiku nga Policia në Komunitet dhe Toger Muhamed Hyseni.
Qëllimi i këtij takimi ishte rëndësia e gjithëpërfshirjes së komunitetit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm si dhe sigurimi i njohurive të nevojshme për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive dinamikave komplekse sociale që kontribuojnë në ideologjitë ekstremiste.
Projekti mbështetet nga Advocacy Training and Resource Center – ATRC në kuadër të Projektit për “Qëndrueshmëri dhe gjithëperfshirje të Komunitetit” të financuar nga GCERF.