December 23, 2024

Tryezë Diskutimi me pjesëmarrës të ndryshëm si Mësimdhënës, Gra dhe vajza të reja që udhëheqin Bizneset e tyre

Organizata jonë para disa muajve është përzgjedhur nga USAID, ATRC dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës si Qendër për Drejtësi në Komunitet në kuadër të Projektit “Justice Activity” !
Në kuadër të aktiviteteve realizuam dhe një Tryezë Diskutimi me pjesëmarrës të ndryshëm si Mësimdhënës, Gra dhe vajza të reja që udhëheqin Bizneset e tyre, Jurist, Student e pjesëmarrës tjerë që si panelist përballë tyre ishin edhe ata që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre nga Gjyqësori i Republikës së Kosovës si:
1. Gjykata Themelore Gjilan
z. Venhar Salihu – Kryetar i Gjykatës Themelore Gjilan
2. Agjencia për Ndihmë Juridike Falas,
z. Sadulla Salihu – Zyrtar Ligjor Gjilan
3. Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
znj.Aishe Qorraj – Zëdhënëse e Këshillit Gjyqësor të Kosovë