Promovimi i vullnetarizmit dhe involvimi i të rinjëve të margjinalizuar
Sot përfunduan punimet e Konferencës në kuadër të projektit “Promovimi i vullnetarizmit dhe involvimi i të rinjëve të margjinalizuar” dhe me këtë përmbyllëm të gjitha aktivitetet e projektit.
Hapjen e Konferencës dhe vijushmërin e saj e bëri Kryetari i Organizatës z. Ujmir M. Krasniqi, ku prezentoi punimet e projektit përgjatë muajve të realizimit të tij duke filluar nga Konferenca hapëse, Trajnimi 3 ditorë, Tryeza e diskutimit-Debati 1, Kampanja dy ditore, Tryeza e diskutimit-Debati 2 dhe në fund Konferenca përmbyllëse.
Kryetari njëkohësisht prezentoi dhe moderatorët si znj. Arjeta Maka dhe z. Bujar Haziri, pastaj Trajnerin me të cilin të rinjtë punuan për 3 ditë rradhazi z. Muhamed Hyseni.
Në këtë Konferencë të pranishmit patën mundësi të japin rekomandime dhe konkluza, për institucionet relevante.
Në fund të konferencës u ndanë Certifikata për të rinjtë të cilët kan ndjekur trajnimin në kuadër të Projektit, njëashtu organizata shpalli edhe Vullnetarët e Vitit me të cilët punuam gjatë vitit të kaluar.
Falenderuam ata që qëndrojnë krah neshë deri në përfundimin e plotë të projektit.
Falenderim i veqant për mbështetjen e Projektit nga Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit të Republikës së Kosovës gjegjësisht Departamenti i Rinisë.
Falenderim zyrës për të rinjë.
Falenderim Drejtorisë për Kultur, Rini dhe Sport nga Komuna e Gjilanit.