Kampanja vetëdijësuese për të drejtat e punëtorëve në sektorin privat
LIZA-R filloi kampanjën vetëdijësuese për të drejtat e punëtorëve në sektorin privat.
Ujmir Krasniqi Kryetar i Organizatës LIZA-R, së bashku me anëtar të Organizatës përgjatë këtij muaji kan filluar kampanjën vetëdijësuese për Mirëqenien e Punëtorëve në sektorin privat.
Krasniqi tha se në sektorin privat sa i përket të drejtave të punëtorëve gjendja është shqetësuese dhe ne si organizatë po avokojmë në ngritjen e vetëdijes që bizneset private të punojnë sa më institucionalisht në zbatimin e ligjit të punës nga ana e tyre.
Ne jemi organizata LIZA-R, nga rajoni i Gjilanit ku së fundmi kemi filluar një kampanjë që të promovojmë të ligjit të punës tek bizneset e sektorit privat. Ideja e gjithë kësaj kampanje është që punëtorët dhe punëdhënësit t’i dinë të drejtat e tyre dhe obligimet të cilat i parasheh ligji. Në kuadër të kësaj fushate janë të përfshirri komuna, Kamenica, Vitia dhe Gjilanit.
Gjatë këtij muaji që do të vazhdoj edhe muajin e ardhëshum kemi zhvilluar aktivitete me biznese në shumë lokale, kemi biseduar me pronarë, kemi bërë shpërndarjen e broshurave me informata, ku përfshihet punëtori, të drejtat e tyre, kontrata e punës, siguria, shëndeti e pushimi e kushtet tjera.
Më herët nuk ka pasur Organizime të tilla të kampanjave dhe kjo mendojë se është njëri ndër faktorët që ka ndikiar më së shumëti në ikjen e të rinjëve, thotë Krasniqi.
Ndër të tjera Ujmir Krasniqi si Kryetar i Organizatës “LIZA-R” shtoi se gjatë muajit Qershorë që përveq Kampanjës që do të vazhdojë do të bëhet edhe Organizimi i 3 Tryezave të cilat do të mbahen në tri Komunat e lartëcekura atë të Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë me Bizneset e sektorit privat, grupeve të margjinalizuara, Organizatave të Shoqëris Civile, Përfaqësues të institucioneve Komunale, Odave Ekonomike ku do të bisedohet për këtë problematik dhe hapat që duhet ti ndërmarim sikurse Organizatat, Bizneset, institucionet Komunale dhe ato Qendrore që të ndalojmë këtë trend të ikjes së të rinjëve.
Ky aktivitet realizohet me mbështetje të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit “Së bashku për mirëqenien e punëtorëve të sektorit privat!”.
Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Organizatës “LIZA-R” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Europian, Advocacy Training and Resource Center – ATRC ose BIRN KOSOVË.