Debati me Grupin e Grave Jo-Formale, vajzat e reja, në Komunën e Gjilanit
Përfunduam Debatin e dytë me Grupin e Grave Jo-Formale, vajzat e reja, në Komunën e Gjilanit, ku përballë tyre ishin Panelistë si Koordinatorja e OJQ “Gruaja Hyjnore” znj. Arjeta Maka, Zyrtarja për Barazi Gjinore znj. Lindita Salihu, psikologia znj. Selvete Abdullahu, aktivistja Drita Klaiqi, përfaqësues të Institucioneve Komunale, Policia e Kosovës, organizata të shoqërisë civile.
Në Debat u nxorrën konkluza dhe rekomandime të cilat priten të ju drejtohen Institucioneve Relevante.
Projekti mbështetet nga #ATRC në kuadër të Projektit “Resilient Community” të financuar nga #USAID dhe Mbretëria e Holandës, përmes #GCERF.