December 23, 2024

Riatdhesimi dhe Riintegrimi i Personave të Rikthyer

Kryetari i Organizatës “LIZA-R” në Gjilan, z. Ujmir Krasniqi ishte pjesëmarrës i tryezës së mbajtur për dy ditë me radhë nga GIZ-i Gjerman, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punës, Financave dhe Transfereve, dhe Zyra Komunale për Kthim dhe Komunitete.
Si temë diskutimi në këtë tryezë ishte “Riatdhesimi dhe Riintegrimi i Personave të Rikthyer”, shërbimet të cilat ofrohen nga akterët shtetëror, si dhe nga organizatat lokale dhe ndërkombëtare për personat e riatdhesuar në Kosovë.