Në Prishtinë u mbajtë samiti “Përballjet e Qytetërimeve”
Në Prishtinë prej datës 19 deri 23 Maj është mbajtur samiti i parë me temën “Përplasjet e Qytetërimeve”. Në këtë samit prezentë janë rreth 300 të ftuar të cilët vijnë kryesisht nga biznese e shoqata të ndryshme nga qyteti i Konya-s së Turqisë dhe poashtu përfaqësues nga gjitha shtetët ballkanike, duke përfshirë Shqipërinë, Bosnjën, Maqedoninë dhe disa organizata nga Kosova, transmeton parrotlla.net
Të premtën rreth orës 10:00 ka filluar samiti duke u bërë prezentimet e para mes të pranishmëve në sallë, ndërsa prej orës 14:00 ka filluar edhe axhenda zyrtare e organizuar për këtë samit.
Prezent nga Kosova në këtë samit ishin Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Ferid Agani, Myftiu i Republikës së Kosovës z.Naim Ternava, zv.Ministri i Ministrisë së Punëve të Brëndshme z.Nehat Mustafa e të tjerë të ftuar.
Të shtunën ka vazhduar axhenda me konferenca nga profesorë të ndryshëm nga Maqedonia, Turqia e Shqipëria
Kurse të dielën të gjithë të ftuarit kanë vizituar disa vendët më të rëndësishme të Kosovës si Prekazi, Peja, Gjakova, Prizreni. E axhenda është përmbyllur duke vizituar Shkupin ditën e djeshme .
Tërë ky organizim është bërë i mundur nga YTB (Diaspora Turke) kryetar i së cilës është z.Kudret Bülbül, dhe Forumi i Shoqatave të Konya-s me kryetar z.Muhsin Görgülügil.
Ky samit organizohet për disa vite me rradhë në Antalya të Turqisë ndërsa kjo është hera e parë që organizohet jashtë Turqisë dhe vjen në Kosovë. Këtë organizim në vendin tonë e ka bërë të mundur bashkëpunimi i Kryetarit të Organizatës LIZA-R z.Mensur Morina me Kryetarin e YTB dhe Kryetarin e Shoqatave të Konya-s./parrotlla.net/
disa foto: