Me ftesë të Forumit Rinor të AK Partisë Istanbol, 35 anëtarë nga e gjithë Kosova, në kuadër të organizatës ‘’LIZA-R” kanë realizuar një udhëtim gjashtë ditor në kryeqytetin turk.
Pjesëmarrës të këtij udhëtimi ishin studentë, organizata rinore, si dhe akdemikë të shkencave, të cilët, prej datës 4 deri 9 prill të këtij viti, ndjekën trajnimin në fushat e akademisë politike, diplomacisë dhe ngritjes së kapaciteteve udhëheqëse.
Kryetari i organizatës ‘’LIZA-R’’ , Mensur Morina ka thënë se në kuadër të këtij projekti u mbajtën aktivitete të ndryshme, takime të nivelit më të lartë hierarkik me përfaqësues të Parlamentit të Republikës së Turqisë, si dhe me kryetarin e Grupit Parlamentar përgjegjës për Ballkan, Zeyid Aslan.
Po ashtu, pjesëmarrësit nga Kosova kanë zhvilluar takim me Adem Gunayidin, përgjegjës për Arsim, Studime, Diasporë dhe Bursa në Qeverinë e Turqisë. Ndërkohë kanë takuar edhe kryetarin e TIKAS, Zulkuf Oruc dhe vazhduan takimet me struktura më të larta të Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi “AK PARTI” , duke filluar nga nënkryetari Ömer ÇELİK , Fatma Betül KAYA , nënkryetare për mardhënie me jashtë, kryetarja e Forumit të Gruas së Partis, Lütfiye Selva ÇAM dhe me kryetarin e Forumit të Rinisë, Melih Ecertas.
Takimet e tyre pasuan me organizatën më të madhe rinore TUGVA me përgjegjës Rabie Kazak, pastaj janë pritur edhe nga organizata humanitare IHH nga Fuat Emin dhe krejt në fund, takuan Çagatay Ozdemir, përgjegjës të organizatës ‘’SATA’’.
Ky projekt është i pari i llojit të këtillë i realizuar nga ndonjë organizatë Rinore në Kosovë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve rinore në vendimmarrje e poashtu edhe në fushat e posaçme si ekonomi,politikë, çështjet sociale, diplomaci, siguri e lidership .
‘’Projekti u përkrah maksimalisht nga strukturat më të larta të Rinise së AK Partisë në Istanbul me Kryetarin e saj z. Taha Ayhan dhe Nënkryetarin e Rinisë për marrëdhënie me jashtë z. Omer Sevban Ceylan ku me ftesën e tyre patëm mundësinë të jemi pjesë e këtij projekti të përbashkët, projekt ky që tani do të realizohet çdo vit ‘’, ka thënë Morina.
Gjatë këtij projekti këta të rinjë patën mundësinë të njoftohen për së afërmi me strukturat më të larta Qeveritare dhe Parlamentare të Republikës së Turqisë dhe strukturat tjera shoqërore ku i gjithë ky program ishte e një niveli shumë të lartë organizativ.
Gjithashtu pjesëmarrësit patën mundësi t`i vizitojnë monumentet kulturore dhe historike në Stamboll, duke pasur parasysh që në këtë qytet përmblidhen shumë qytetërime të vjetra gjatë historisë.
Kryetari i LIZA-R ka thënë se ky aktivitet nuk do të jetë i fundit i llojit të tillë, meqë sipas tij, shumë shpejtë do të organizohen projekte tjera të fuqishme me miqtë nga Turqia.
‘’LIZA-R do të rritë angazhimet e veta profesionale vetëm e vetëm që të rinjëve të Kosovës të ju afrohet një mundësi më e madhe në shkëmbimin e përvojave, marrjen e eksperiencave të reja, ofrimit të mundësive të kryerjes së ekspertizave të ndryshme nga të rinjët tanë në Turqi, në lidhje me studimet në Turqi, në mënyrë që marrëdhëniet tona të mira diplomatike e vëllazërore me popullin dhe shtetin Turk të vazhdojnë edhe me tutje.’’, ka përfunduar Morina.